14:14 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: U raportua se Berisha nuk do të luaj deri në fund të sezonit, ja çka thotë ai

Mediumet kosovare të hënën raportuan se Valon Berisha i është nënshtuar operimit dhe nuk do të mund të luaj deri në përfundim te sezonit.

Sido qoftë, mesfushori i Lazios në një prononcim ekskluzive për Indeksonline e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

“Jo unë nuk jam operuar në gju. Njëherë nuk jam duke menduar për operim. Jam duke kërkuar që në një mënyrë tjetër të largoj problemin dhe të kthehem sa më shpejtë” u shpreh Berisha për Indeksonline.

Mesfushori kosovar nuk ka luajtur që dy muaj me Lazion për shkak të këtij lëndimi.

Ai i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe Bullgarinë. /Indeksonline/