19:14 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: UEFA e dënon Kosovën, për ndeshjen me Ishujt Faroe

UEFA i ka shqiptuar dënim Federatës së Futbollit të Kosovës pas ndeshjes me Ishujt Faroe. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se UEFA i ka konfirmuar sot një gjobë FFK-së duke ia treguar edhe arsyen.

Komisioni Disiplinor brenda UEFA-s ka konstatuar shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” janë zënë gjatë ndeshjes me ishujt Faroe nga disa persona të papërgjegjshëm, gjë e cila bie ndesh me rregullat e UEFA-s.

Zona ku janë shkelur rregullat më së shumti nga persona të papërgjejgjshëm ka qenë sidomos zona Veri-VIP, ndërsa shkelje ka pasur edhe në zonat, veri, jug e lindje.

Ky dënim thuhet se nuk është me madhe parashë, por është shembull i keq pasi që organizimi fantastik i asaj ndeshje prishet nga disa persona të papërgjegjshëm./Indeksonline/

Temat: