12:08 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Ekskluzive: Vjedhje të orëve “Rolex”, zbulohet identiteti i të arrestuarit në Prishtinë!

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti ishte i dënuar me 10 vite burgim.

Burime të “Indeksonline”, brenda organeve të sigurisë, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Xhemajl Sekiraqën.

 I njëjti dyshohet se ishte i involvuar në  vjedhje të orave luksoze “Rolex” në Bahrein. 43 vjeç u arrestua në qendër të Prishtinës dhe ishte në kërgim nga Interpooli.

Rolex watch guide: the best new and vintage watches | British GQ

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar. /Indeksonline/