Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij për zhbllokimin e institucioneve nuk ka pasur kërkesa, por ofertë për të mirën e qytetarëve.
Ai ka thënë se në “Pressing” të T7, se kërkesë për Qeverinë ndër tjerash ka qenë edhe pranimii gazit amerikan.
Gjini tha se nuk kanë kërkuar pjesëmarrje në Qeveri, por vetëm kërkesa strategjike për të ardhmen e Kosovës.
“Ne nuk kemi vendosur kushte, ne kemi bërë një ofertë për me zhblloku situatën. Oferta jonë ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe me rregullimin për procese strategjike për një të ardhme jo aq të largët. Kërkesa jonë për me pranu gazin amerikan, është kërkesë strategjike sepse nuk është kërkesë vetjake. Nuk kemi kërkuar pjesëmarrje në institucione”, ka thënë ai.

