16:36 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Zeneli do të kthehet më shpejtë se që pritej, ja kur do të jetë i gatshëm për lojë

Në ndeshjet e fundit kundër Çekisë dhe Anglisë, Kombëtares së Kosovës i mungoi njëri ndër futbollistët më të mirë, Arbër Zeneli.

Ai nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë bashkëlojtarëve as në ndeshjet e mbetura kualifikuese që do të zhvillohen në tetor dhe nëntor kundër Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë.

Mesfushori kosovar kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Bullgarisë në qershor.

Babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë për Indeksonline që mesfushori i Reims do të kthehet në stërvitje në më pak se dy muaj.

“Sipas mjekut të klubit, Arbëri do të jetë i gatshëm të luaj në janar, ndërsa stërvitjet pritet t’i filloj në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit” theksoi Zeneli për Indeksonline.

Kujtojmë që pasi Arbëri kishte kryer operimin, ishte menduar që do të mungonte deri në 9 muaj, por fatmirësisht do të jetë i gatshëm më shpejtë. /Indeksonline/