09:46 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme!

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Ferat Shala

 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon që të eksperimentoj me kryeqytetin, në përpjekje që të mbulojë mungesën e rezultateve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

 Së fundi ai e bëri publik një propozim sa absurd aq edhe diskriminues, qesharak dhe i pa menduar mirë. Propozimi që në zonën e qendrës së kryeqytetit të aplikohet taksa prej 10 eurosh për parkim të veturave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përveç që është një taksë e papërballueshme për buxhetin e qytetarëve, nuk është një masë që do të sillte rezultate për qëllimin për të cilin po zbatohet.

Nga përvoja ime si ministër dhe zëvendës ministër në Ministrin e Mjedisit dhe Planikimit Hapësinorë, nga përvoja si ligjërues i lëndës së transportit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, si dhe bazuar nga shembujt dhe praktikat që zbatohen në vende të ndryshme që kanë probleme me ndotjen e ajrit, vlerësoi se ka mundësi të aplikimit të shumë masave tjera më ekase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti.

Përmes këtij reagimi i rikujtoi z.Shpend Ahmeti, vetëm disa prej masave dhe veprimeve të tjera që duhet të ndërmerren nga Komuna e Prishtinës për reduktimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet para zbatimit të taksave për parkim të automjeteve në zonën e qendrës.

1. Komuna e Prishtinës, duhet të hartojë dhe miratojë Planin e Veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit sikurse e kërkon Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, ku do të duhej të përfshihen edhe masat për reduktimin e ndotjes nga traku;

2. Komuna e Prishtinës, do të duhej që tanimë të kishte një Plan të Mobilitetit të bazuar në hulumtime dhe masa konkrete që do të rrisnin eçencën e transportit urban dhe do të reduktonin ndotjen e ajrit nga ky sektor;

3. Komuna e Prishtinës, është dashur që të mendojë që edhe me rastin e blerjes së autobusëve për trakun urban, që ata të ishin më miqësorë me mjedisin dhe jo autobusë dizel dhe me nivel të lartë të shkarkimeve në ajër;