14:03 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekspertët besojnë se drita e kaltër që u pa në Uells të jetë shkaktuar nga UFO-t

Pamjet frikësuese të pashpjegueshme të qiellit që u ndrit nga një dritë ngjyrë e kaltërt, ka bërë që disa të besojnë se kjo mund të jetë dëshmi e një UFO-je.

Qielli i errët papritmas shkëlqeu me një dritë të largët që ndricoi rrugët.

Pamjet u kapën në autostradën A55 në veri të Uellsit nga një anëtar i Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare.

Një ekspert për studimin e UFO-s nendon se drita mund të ketë ardhur nga një jetë tjetër.

Russ Kellet beson se ka një bazë të alienëve në veri të Uellsit.

Ai tha për North Ëales Live: “Unë mendoj se dirta ndoshta lidhet me bazën nëntokësore”.

“Unë nuk e di se çfarë ishte, por mund të ketë qenë një UFO që zbriti, diçka që u ul në atë zonë apo edhe diçka që u soll në zonë.

“Mund të jetë një pararendës se diçka tjetër do të ndodhë”.

Burimi i dritës është ende i panjohur me të tjerët duke sugjeruar se mund të jetë një fenomen natyror si rrufeja.

Por kjo nuk do të ndalojë besimtarët që janë të bindur se është zbulimi i fundit i jetës nga jashtë Tokës./Indeksonline/