22:28 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ekspertët: Cilësi e pakënaqshme e arsimit të lartë në Kosovë

Në Kosovë, mos akreditimi i disa universiteteve publike e private për vitin e ri akademik ka kthyer debatet për cilësinë e arsimit të lartë.

Ekspertët për Zërin e Amerikës thonë se ky është një sinjal që cilësia nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Shtetëror, përgjegjës për cilësinë e arsimit në vend, thonë se kanë nevojë për pavarësi të plotë institucionale për të siguruar cilësi më të lartë në arsim.