11:15 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Ekspertët e dizajnit zbulojnë gabimet e dekorimeve që bëjmë të gjithë

Rivendosja e shtëpisë tuaj mund të jetë një përvojë stresuese, me vendime të panumërta që duhet bërë.

Por tani, ekspertët e dizajnit të brendshëm kanë zbuluar gabimet më të mëdha të dekorimit që bëjnë njerëzit- për të ju ndihmuar që më të mos e bëni një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

E gjithë dhoma njësoj

Vendosja e gjërave pothuajse të njëjta, një ngjyrëshe në një dhomë është një gabim i zakonshëm i bërë nga shumë njerëz, thonë ekspertët.

Kjo mund të çojë në ndjenjën e dhomës “pak e rregulluar” dhe mungesë të karakterit.

Në vend të kësaj, duhet të mendoni për sendet që shkojnë së bashku, në vend që të përputhen ato dhe sigurohuni që të keni detaje të papritura.

Mbi ngarkimi i dhomës

Vendosja e shumë gjërave brenda një dhome gjithashtu është një gabim që e bëjnë shumë njerëz kur e dekorojnë shtëpinë e tyre.

Ju duhet të mendoni rreth asaj se si duhet të marrin “frymë” mobilet në vend të asaj se çfarë duhet të blini për t’u përshtatur.

Kjo do të thotë se dhoma gjithashtu do të duket më keq kur sendet e ndryshme çdo ditë fillojnë të grumbullohen.

Dështim për të vendosur në fokus gjithë hapësirën

Shumë njerëz harrojnë ta shohin dhomën si një hapësirë të tërë, duke u fokusuar në detaje më të vogla.

Një mënyrë e thjeshtë për të zgjidhur këtë është duke siguruar që ju të llogaritni pamjen e tërë të hapësirës, thonë ekspertët e Apartament Therapy.

Nëse e shikoni këtë mënyrë, atëherë shumë shpejt do mund të bëni zgjidhje për një dhomë se çfarë duhet të hiqet e çfarë të shtohet.

Nuk përdoret shumë llojshmëri e materialeve

Kur të dekorosh një dhomë, shumica e njerëzve përqendrohen thjeshtë në ngjyra dhe harrojnë të mnedojnë rreth materialeve.

Përdorimi i materialeve të ndryshme në një dhomë me të vërtetë do të sjellë një dhomë plot jetë- dhe është shumë e lehtë për ta bërë.

Shto një qilim, një batanije të thurur, ose edhe disa bimë për të krijuar shumë-llojshmëri./Indeksonline/