21:08 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ekspertët zbulojnë një pajisje elektrike që ndihmon gratë të arrijnë orgazëm më lehtë

Dridhje elektrike në kyçin e këmbës mund të nxit epshin e grave më shumë se paraloja.

Dërgimi i sinjaleve elektrike nga këmbët në bazën e shtyllës kurrizore mund të rris lëvizjen seksuale të grave duke dërguar kështu rritje të gjakut në organet gjenitale të tyre, sipas studiuesve.

Në më pak se 30 minuta, gratë përjetojnë një tringëllimë gudulisjeje që mund t’i cojë pastaj më lehtë në një orgazëm.

Autori i studimit profesor Tim Bruns nga Universiteti i Miçiganit tha: “Nëse stimulimi përsëritet mbi tre muaj, kjo mund të çojë në rrjedhën më të mirë të gjakut dhe lidhjet nervore në vagjinë, transmeton Indeksonline.

“Kjo do të përmirësonte simptomat e çrregullimit të eksitomi gjenital”.

Studimet janë në zhvillim për të analizuar ndikimin e goditjeve të tilla tek 30 gra, ku shkencëtarët shpresojnë se do të çojnë në zhvillimin e një alternative më të mirë se ilaçet.

Pothuajse gjysma e grave përjetojnë  humbje të dëshirës seksuale në një pikë në jetën e tyre.

Si punon ajo?

Një gjilpërë e hollë futet në këmbën e gruas, dhe ajo jep një rrymë elektrike.

Kjo kalon përgjatë nervit “tibial”, i cili shkon deri në fund të shtyllës kurrizore.

Në teori, kjo do të përmirësojë furnizimin me gjak në zonat intime të grave, duke rritur kështu edhe dëshirën e tyre seksuale.

Është e paqartë nëse kjo mënyrë ka ndonjë efekt anësor ose kur do të fillojnë studimet për këtë gjë./Indeksonline/