22:45 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Makinat elektrike në të ardhmen do të përdorin fibra karboni në vend të baterive

Makinat elektrike në një të ardhme të afërt mund të funksionojnë duke depozituar energjië e tyre në trupat prej firbra karboni, duke zëvendësuar kështu nevojën për bateri të rënda.

Kërkimi i publikuar nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers në Suedi tregon se fibrat e karbonit mund të operojnë si elektroda në bateritë litium-jon.

Përfitimet nga reduktimi i peshës së mjetit dhe kilometrat për karikim elektrik janë marramendëse.

Ky është kërkimi i parë i bërë në këtë fushë, gjë që e bën zbulimin të aplikueshëm në të ardhmen.

Kërkimi vë në pah se fibrat e karbonit me kristale të vogla kanë veçori shumë të mira elektrokimike. Ndërsa fibrat me kristale të mëdha kanë karakteristika të dobëta elektrokimike, megjithatë përsëri janë dy apo më shumë herë më të forta se çeliku.

Fibrat e karbonit përdoren në industrinë e automjeteve, veçanërisht për makinat e performancës së lartë, për shkak të peshës së lehtë dhe ngurtësisë.