22:08 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Eksperti i komunikacionit tregon tre shkaktarët kryesorë të aksidenteve

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka folur rreth aksidenteve të shumta që kanë ndodhur javëve të fundit në vendin tonë.

Në një prononcim për episodin “Rrugët e përgjakshme të Kosovës” në kuadër të dokumentarit “Expose”, ai tha se shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë faktori njeri, automjeti dhe rruga.

“Padiskutim se tre shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë njeriu, automjeti dhe rruga.

Të tre këta luajnë rol tek aksidentet, por me faktorin njeri tek i cili përqindja e fajit është më e madhe. Pra, 75-80 % të fajit e mbanë njeriu, pastaj rruga dhe mjeti”, tha ndër të tjera Ahmeti.