11:41 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Njohësi i makinave: SQ8 është SUV-i më i mirë që kam vozitur ndonjëherë

Katër muaj më parë Audi lansoi një nga modelet më të fuqishme SUV të këtij viti. Bëhet fjalë për modelin SQ8.

Kjo makinë me shtatë ulëse, me motorin 4.0 litra dhe një tjetër me 48 volt, mund të prodhojë deri në 429 kuaj fuqi. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.8 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë.

SQ8 ka arritur në duart e youtuber-it “Cars with Luke”, i cili i ka bërë një rishikim në detaje, duke e vlerësuar si “SUV-i më i mirë që ka vozitur ndonjëherë”.

Ndiqni videon në vazhdim. /IndeksOnline/