20:45 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Eksplozivi hidhet në rrugë, evakuohen banorët në Vlorë

Banorët e lagjes “10 korriku” të qytetit të Vlorës janë prej disa minutash në tension pasi Policia ka rrethuar zonën për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një sasie lënde plasëse.

Policia ka vendosur kordonët e verdhë dhe nuk lejon banorët të kalojnë përtej tyre për shkaqe sigurie, si dhe pritjes së ekipeve të specializuara për shpërthim të kontrolluar të pakove të dyshimta.

Rruga është bllokuar gjithashtu edhe për qarkullimin e automjeteve. Raportimet paraprake flasin se lënda eksplozive mund të jetë hedhur nga ndonjë automjet në lëvizje.

Ndëkrohë mësohet se një pjesë e banorëve, janë evokuar.