75 Mall Live Search
20:49 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / k.v

Ekstradohet kosovari i dënuar me 7 vjet e gjysmë burg në Zvicër

Autoritetet e Shqipërisë kanë ekstraduar për në Zvicër një kosovar i cili është i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për vjedhje me armë dhe emigracion ilegal.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin kosovar N.K., 44-vjeç, banor i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej kohësh.

Ai është i dënuar nga Gjykata e Lausanës në Zvicër në bazë të nenit 140, 22, 139, 144, 186 dhe 115 të Kodit Penal Zviceran.

Ekstradimi i kosovarit është bërë të martën përmes Aeroportit të Rinasit në Tiranë.

Për këtë ekstradim janë informuar edhe autoritetet kosovare./Indeksonline/