75 Mall Live Search
22:33 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për prostitucion në Shqipëri

Është ekstraduar nga Greqia një person i dënuar për prostitucion nga gjykatat shqiptare.

Sipas burimeve të Policisë vendore ët beratit, mësohet se në mjediset e I. E. V. P., nr. 313, Tiranë, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gramsh, për shtetasin në kërkim dhe i ekstraduar nga Greqia L. Sh., vjeç 40, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, i dënuar me 9 vjet burg, për “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat – Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 23. 09. 2018, në mjediset e I. E. V. P., nr. 313, Tiranë, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gramsh, për shtetasin në kërkim dhe i ekstraduar nga Greqia L. Sh., vjeç 40, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, i dënuar me 9 vjet burg, për “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”. Neni 114/a/1/6 i Kodit Penal.