75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 07 Maj 2026 / MSH1

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi që ai kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale: “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.   

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut. 

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.