75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / MSH

Ekzekutohet autori që shkaktoi sulmin me thikë në Tel-Aviv

Një sulm me thikë ndodhi sot në rrugën “Nahalat Binyamin” të Tel-Avivit.

Autor i sulmit ishte një maroken 29-vjeçar, që posedonte leje qëndrimi në SHBA, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

I dyshuari arriti të godiste me thikë të paktën 4 persona, për t’u qëlluar më pas për vdekje nga një police femër.

Në trupin e tij u gjet një biletë kontrolli kufitar. Ai hyri në Izrael me një vizë turistike, më 18 janar.

Ky është sulmi i dytë me thikë në Tel-Aviv në katër ditë.