13:08 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Ekziston një shans për t’i ndrequr raportet princi Charles dhe Harry?

Ishte “bombë”’ intervista e Harryt dhe Meghanit.

Princi Charles është ende i thyer nga akuzat e rënda që çifti i bëri kundër familjes mbretërore, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, Princi ka shprehur një dëshirë për të biseduar me djalin e tj.

E tërë kjo vjen pasi Harry kishte deklaruar se gjithmonë do ta dojë babanë e tij dhe pse ishte zhgënjyer pasi nuk mori mbështetje kur ai dhe Meghani po përballeshin me racizmin.

Sipas një burimi, pas një kohe mendojnë që më mirë është t’i rregullojnë raportet që kanë, se sa të vazhdojnë “luftën”.

E gjithë kjo mbase mund ta bëjë princin Charles të kontaktojë djalin e tij./Indeksonline/