22:12 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / C E

Ekzkluzive: Prishtina tregon se a ka marrë ofertë nga Tirana për Visar Bekajn

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Tirana ka bërë ofertë prej 75.000 euro në drejtim të Prishtinës për të marrë shërbimet e Visar Bekajt.

Portieri i skuadrës nga kryeqyteti po kalon në formë shumë të mirë dhe ka shfaqur interesim të madh.

Lajmin për interesimin e Tiranës, për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli.

Po ka patur interesim nga ana e Tiranës“, ka thënë Begolli.

Ai ka shtuar se Bekaj do të jetë i lirë vetëm nëse skuadrat paguajnë shumën e kërkuar nga Prishtina.

Nëse dikush paguan në çmim që klubi e kërkon atëherë Visar Bekaj mund të largohet“, ka thënë ndër të tjerash Begolli.

Bekaj konsiderohet si një nga portierët më të talentuar në Kosovë derisa ftohet rregullisht nga Bernard Challandes në ndeshjet e kombëtares. /IndeksOnline/

Drejtori Sportiv i Prishtinës, Granit Begolli