18:11 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Elche e lehtë për Barcelonën (VIDEO)

Barcelona po vazhdon me formë të lartë në kampionatin spanjoll.

Blaugranët shënuan fitore të lehtë ndaj Elches me rezultat 3-0 në javën e gjashtë të La Ligas, shkruan IndeksOnline..

Edhe në këtë takim ka shkëlqyer sulmuesi polak, Robert Lewandowski, duke shënuar dy gola.

34- vjeçari e hapi serin e golave në minutën e 34-të.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Barcelona dyfishoi rezultatin me anë të Memphis Depayt.

Lewandowski doli përsëri në skenë në minutën e 48-të, ku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për barcelonën në këtë takim.

Me këto dy gola, sulmuesi polak ka shkuar në kuotën e 8 golave në La Liga, duke u renditur i pari në listën e golashenuesve, i ndjekur nga Iago Aspas i Celta Vigos me 5 gola.

Pas kësaj fitore, barcelona ka arritur të ngritet në vendin e parë të La Ligës me 16 pikë, kurse Elche renditet në pozitën e fundit me vetë 1 pikë pas gjashtë ndeshjeve./IndeksOnline/