75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 17 Mars 2026 / Gj Sh

”Elefanti” në maje, Arsenali i frikshëm edhe në Champions League

Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, duke vazhduar me formën fantastike këtë sezon, ku nuk di ende për humbje.

”Topçinjtë” para tifozëve vendas në ”Emirates Stadium”, fituan ndeshjen e dytë të 1/8 së finales ndaj Bayer Leverkusenit, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 3-1, shkruan IndeksOnline.

Eberechi Eze shënoi golin e epërsisë në minutën e 36-të, derisa fitoren e vulosi Daclan Rice, me golin e shënuar në minutën e 63-të.

Në çerekfinale Arsenali do të përballet me Sportingun e Lisbonës, pasi e eliminoi Bodo Glimtin, me rezultat të përgjithshëm, 5-3./IndeksOnline/