16:47 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Elegante dhe me stil, Dua Lipa si një yll!

Dua Lipa është paraqitur elegante dhe me shumë stil në një kostum ngjyrë rozë.

Këngëtarja e njohur shqiptare u nderua me figurë prej dylli në ‘Madame Tussauds’ dhe edhe një herë ka shkëlqyer me dukjen, shkruan Indeksonline.


Me një grim të lehtë që kombinohej me veshjen e saj, Dua dukej si një yll i vërtetë.


Kujtojmë që ditë më parë Dua arriti të fitojë dy çmime ‘Grammy’ duke u bërë shqiptarja e parë që fitoj në këtë event./Indeksonline/