14:42 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Elektrosensibiliteti”: ‘Unë nuk besoja se njerëzit e kishin’

“‘Unë nuk besoja se njerëzit e kishin atë, derisa më ndodhi edhe mua”

Lodhje, dhimbje, dhimbje koke, marramendje, djegie, kërcitje, vjellje, palpacione.

Vetëm disa nga simptomat që përjetojnë njerëzit që thonë se vuajnë nga  “elektrosensibiliteti”.

Personat me “elektrosensibilitetet”, të cilët kryesisht janë të vetëdiagnostikuar, thonë se fushat elektromagnetike nga telefonat mobilë, wi-fi dhe teknologjia tjetër moderne po i bëjnë ata të sëmurën seriozisht. Transmeton, Indeksonline

Vite me radhë studimet nuk kanë gjetur prova që fushat elektromagnetike shkaktojnë këto simptoma.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se “elektrosensibiliteti” nuk është një diagnozë mjekësore dhe të dyja OBSH-ja dhe Shëndeti Publik në Angli thonë se nuk ka asnjë bazë shkencore që këto simptoma të jenë të lidhura me ekspozimin e fushës elektromagnetike.

Por, me teknologjinë celulare super të shpejtë 5G që përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, personat me “elektrosensibilitet”  po shqetësohen gjithnjë e më shumë. Indeksonline.