10:43 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Elena Ora vishet nga dizenjatorja Lia Stublla

Është motra e këngëtares më të njohur shqiptare në botë, Elena Ora as tash nuk po i shkëput lidhjet me shqiptarët.

Vet Elena ka treguar se për Krishtlindje ka zgjedhur të vishet me fustanin e punuar nga dizenjatorja e njohur shqiptare, Lia Stublla.

Fustani mbante ngjyrën e kuqe, të cilin e kishte kombinuar me pamjen shumë të thjeshtë duke filluar me grimin e deri të flokët vetëm të lëshuara.

“Faleminderit Liastublla për fustanin tim të bukur për Krishtlindje, pikërisht në kohë” ka shkruar Elena në postimin e saj të bërë në rrjetet sociale./Indeksonline/