16:10 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Elez Blakaj e kishte falur një burrë që e kishte rrahur gruan e tij

Prokurori Elez Blakaj më parë ishte nën hetim nga zyra e Prokurorit Disiplinor.

Kjo pasi që Blakaj kishte propozuar dënimin vetëm me gjobë një burrë që e kishte rrahur gruan e tij. Rasti ishte publikuar edhe në media në vitin 2014.

Ky vendim i tij ishte cilësuar si shkelje e ligjit në dëm të palës së dëmtuar, shkruan Indeksonline.

Në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, Blakaj kishte propozuar ndëshkim të lehtë me gjobë, për veprën që dënohet deri me 3 vite burgim.

I njëjti është mjaft i përfolur në ditët e fundit për largimin në Amerikë, duke lënë punën si prokuror me arsyetimin se ndihej i kërcënuar në punën e tij./Indeksonline/