11:45 / E Martë, 09 Mars 2021 / AR

Elezi i KQZ-së në konferencë pas vendimit të PZAP për rinumërim të disa vendvotimeve

Sot PZAP-ja ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 134 vendvotimeve, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Indeksonlien, tha se në orën 15:00 do të ketë një konferencë shtypi në QNR.

Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve. Ju lutem, nëse jeni të interesuar dërgojeni ekipin tuaj”.