22:56 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Elgit Doda zbulon se çfarë i kishte thënë Trixës pas daljes nga Big Brother VIP

Në mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe gra’ ishte i ftuar Elgit Doda, i cili ka folur më shumë për befasinë që i bëri Donaldit.

Ai tha që priste të këndonte këngën që e kanë realizuar, në fakt ishte interpretuar kënga ‘Ku je’ teksa Donaldi puthte Trixën, shkruan Indeksonline.

Por, a kishte biseduar me Trixën pas daljes nga BBV?

Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajo për pjesën se çfarë thonë njerëzit. Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK gjithçka është OK”, tha Doda./Indeksonline/