20:05 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Elhaida Dani thotë se u rrit në një familje të varfër, por të pasur nga dashuria

Sot është një nga zërat më të fuqishëm dhe këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për Elhaida Danin, një artiste e kompletuar tashmë me famë ndërkombëtare.

Përmes një fotografie nga albumi familjar, ajo ka rrëfyer jetën e saj të vështirë si fëmijë, teksa ka treguar se është rritur në një familje të pasur me dashuri, shkruan Indeksonline.

“Sapo ma dergoi vellai dhe me rizgjoi kaq shume kujtime …
Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim ne Shkoder,,, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi! 
Kjo me siguri ka qene hera e pare dhe e fundit qe kam lejuar mamin te me vesh me minifund ! Prandaj nuk jam e lumtur “, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/