08:54 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eliminimi i Milanit, Leonardo ankohet se kishte shumë zhurmë në stadium

Drejtuesit e Milanit akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes, francezin Bastien, se ka drejtuar në mënyrë të dyshimtë takimin kundër Olympiacosit që solli eliminimin e kuqezinjve nga Evropa. Penalltia e dhënë kundër Abates ishte e diskutueshme, por për drejtorin e përgjithshëm Leonardo, ishin edhe raste të tjera që çuan në këtë përfundim.

“Jemi jashtë Ligës së Evropës, por duhet të vlerësojmë si duhet gjithçka që ka ndodhur, vendimet e gjyqtarit janë shumë të diskutueshme. Them atë që mendoj, janë shumë vendime të cilat nuk na bindin”.

“Pastaj është edhe diçka tjetër që dua të them dhe për të cilën kemi protestuar. Çdo herë që ne sulmonim, ishte një zhurmë e pabesueshme. Nuk e di të them me saktësi, ndoshta ishte një flaut, një makinë apo një bori. Por çdo herë ndodhte kështu. Kjo nuk parashikohet në rregullore. Nuk mund të shqetësohet kështu kundërshtari”, tha drejtuesi i Milanit, dukshëm i acaruar pas ndeshjes. /IndeksOnline/