08:35 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Eliminimi nga Liga e Europës, legjenda e Interit shan “live” në TV

Eliminimi i Interit nga Liga e Europës, ka “tërbuar” ish-kapitenin zikaltër Giussepe Bergomi.

Ky i fundi ishte në komentin e ndeshjes së sotme për Sky Sport, teksa në përfundim të sfidës, kujtoi se kamerat dhe mikrofoni ishin fikur, por papritur dëgjohet duke sharë “live”: “Che palle, che palle ragazzi”.

Videoja e legjendës së Interit është shpërndarë me shpjetëse në rrjetet sociale, duke bërë xhiron e internetit.