14:53 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Eliminohet Gjilani, Vushtrria në gjysmëfinale

Skuadra e Gjilanit është eliminuar nga Kupa e Kosovës.

Klubi bardhë e kuq u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Vushtrria, në stadiumin e Ferizajt, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi 19-vjeçari, Topalli në minutën e 36’të.

Me karton të kuq në këtë ndeshje u ndëshkua sulmuesi Betim Haxhimusa.

Me këtë fitore, Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë që kualifikimin e kanë siguruar: Drenica (pa kundërshtar) dhe Vëllaznimi./IndeksOnline/