07:40 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Eliona Pitarka publikon foto dhe tregon momentin më të rëndë pas lindjes së vajzës

Eliona Pitarka ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe sigurisht pyetjet i dedikoheshin mëmësisë dhe vajzës së aktores.

Gala ka pak që ka ardhur në jetë dhe gjithë vëmendja e nënës dhe ndjekësve të kësaj të fundit është pikërisht tek vogëlushja.

Me një foto Eliona na tregoi për momentin më të keq pasi solli vajzën në jetë dhe e përshkroi kështu: “Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë”.

Me pak fjalë asgjë nuk është siç duket në postet e bukura të ‘Instagram’. Edhe mëmësia e vajzave të ekranit ka vështirësitë e veta që shumë nuk i dinë, e nuk i tregojnë.

Eliona u bë nënë në mars të këtij viti dhe që prej asaj kohe, çdo ditë po shohim si po rritet Gala para syve tanë, edhe pse Eliona është nga ata personazhe që zakonisht nuk tregon për jetën private në rrjete sociale.