08:39 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elita dhe Gjiko me ftesa shumë të veçanta për dasmën e tyre

Asdren Gjikolli (Gjiko) dhe Elita Rudi janë dyshja që bënë bujë të madhe në showbiz kur u morë vesh se janë në një lidhje dashurie.

Madje kjo lidhje shkoj edhe më tutje duke thurur fejesë përderisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e dasmës.

Indeksonline ka raportuar se data e martesës së reperit me prezantuesen është më 21 shtator dhe se dasma do të mbahet në ‘White Garden Events’.

Dasma e tyre madhështore nis nga detajet,e kësisoj janë edhe ftesat. Një pije e veçantë dhe fjalë të bukura janë thurur në ftesën e mysafirëve të kësaj dasme. Sigurisht Gjiko dhe Elita njihen si qift shumë i dashuruar të cilët asnjëherë nuk kanë hezituar që lidhjen e tyre ta bëjnë sa më me shumë romancë dhe përjetime të reja.

Kësisoj publikut i mbeten pak ditë deri në ditën kur edhe do të shohin dyshen të martuar./Indeksonline/

Ekskluzive: Më 21 shtator martohen Gjiko dhe Elita