16:58 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Elita dhe Gjiko sjellin dasmën e tyre madhështore në kanalin YouTube

Dasma e moderatores, Elita Rudi dhe reperit Gjiko, bën bujë të madhe me kurorëzimin e dashurisë së tyre në një dasmë madhështore në shtator të këtij viti.

Dasma e cila u përfol shumë për shkak të mënyrës perfekte të organizimit dhe qindra të ftuar tashmë do të publikohet në kanalin YouTube, shkruan Indeksonline.

Përmes një promo të shkurt në ‘Instagram’, Elita ka treguar se të dielën në ora 16:00 do të publikohet video nga dasma e tyre.

Ndryshe, Elita është në pritje të fëmijës së parë./IndeksOnline/

Temat: