12:44 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

DeGeneresi përlotet në emision, për vdekjen e Kobe Bryantit

Ellen DeGeneresi  nuk mund t’i mbante lotët, ndërsa diskutoi për vdekjen e mikut të saj Kobe Bryant në emisionin e saj të episodit të ardhshëm.

Komedianja 62-vjeçare u kaplua me emocione ditën e hënë derisa foli për yllin e ndjerë të NBA-së në skena që do të transmetohen të martën. 

Duke reflektuar për vdekjen e papritur të Kobes gjatë fundjavës, ajo tha se mezi po priste të festonte ditëlindjen dhe të shikonte “Grammy Awards”-in, kur gjithçka ndryshoi në një sekondë.

Kobe, 41 vjeç, u vra në një përplasje me helikopter të dielën në mëngjes në Calabasas, California, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë. 

Duke iu drejtuar audiencës në studio në lot, Ellen tha: “Sot është e hënë, ndërsa dje ishte e diel. Ndodhi të ishte ditëlindja ime dhe “Grammy Awards” . Unë u nominova, nuk fitova”.

“Dje ishte menduar të ishte një ditë festive dhe më pas morëm një lajm tragjik për Kobe Bryantin dhe gjithçka ndryshoi në një sekondë. Dhe kjo është ajo që unë dua të flas”.

Ellen vazhdoi: “Jeta është e shkurtër dhe është e brishtë dhe, ne nuk e dimë se sa ditëlindje kemi. Kështu ne nuk duhet të kemi një ditëlindje për të festuar, thjesht festojeni jetën. 

“Dhe nëse nuk i keni thënë dikujt që i do, bëjeni tani. Bëje! U thoni njerëzve që i doni. Thirrni miqtë tuaj. Përqafo ata!”.

Bryanti kishte qenë shpesh herë mysafir i në emisionin e Ellenit. Ai i dha asaj intervistën e tij të parë ekskluzive pasi u tërhoq nga NBA-ja më 2016 si i tretë në historinë e NBA-së.

Ai gjithashtu u shfaq te Elleni vetëm në prillin e kaluar, kur, përveç të tjerash, ai diskutoi për gruan e tij Vanessa dhe vajzat e tyre./Indeksonline/