14:30 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Elma 5 vjeçare ka nevojë për ndihmë, ndihmojeni të ecë prapë

5 vjeçarja, Elma Vokshi ka nevojë për ndihmën e bamirësve. Ajo është rrëzuar dhe ka pasur gjakderdhje në tru.

Elma kur ishte në moshën 1 vjeçare u operua në Prishtinë, por tash e katër vite ajo mbeti e palëvizur në anën e majtë, transmeton Indeksonline.

Familjarët e saj po kërkojnë ndihmë nga bamirësit, në mënyrë që vajza e tyre të ec si çdo fëmijë tjetër.

Për të interesuarit, më poshtë është numri i xhirollogarisë bankare. /Indeksonline/