17:47 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Elon Musk bën thirrje: Izolimi është fashizëm, riktheni lirinë tek njerëzit

Miliarderi Elon Musk tha se masat e izolimit për të kufizuar koronavirusin janë fashizëm.

Drejtori i kompanisë Tesla reagoi ashpër pasi qeveria e Kalifornisë në SHBA vendosi të mbyllë një fabrikë të tij.

“Nëse u thua njerëzve se nuk mund të dilni nga shtëpia dhe se mund të arrestoheni nëse e bëni këtë, ky është fashizëm. Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Riktheni lirinë tek njerëzit,” tha Musk,

“Kjo situatë do shkaktojë shumë dëme, jo vetëm te Tesla, por te shumë kompani,” tha miliarderi. Sipas tij, Tesla do e kalojë krizën por shumë sipërmarrje të vogla nuk do ia dalin.

Musk është shumë aktiv gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale kundër masave të kufizimit.

“Paniku i koronavirusit është një budallallëk,” shkroi ai.