Elon Musk i dërgoi email tërë kompanisë, shkaku i një punëtori
Elon Musk i ka dërguar email kompanisë Tesla në mbëmjen e djeshme. Me një email zyrtar, pronari i kompanisë njoftoi punëtorët së një nga punonjësit është duke tentuar të sabotoi kompaninë. Pretendohet se punonjësi kishte bërë “ndryshime të drejtpërdrejta të kodit” në sistemin e prodhimit të Tesla.
Elon Musk bashkë me bordin e kompanisë e ka marrë në pyetje punëtorin dhe është duke u hetuar nëse ai ka bashkëpunuar me kolegë të tjerë për sabotim.
Javën e kaluar, Tesla njoftoi një “ristrukturim” që çoi në më shumë se 3,000 pushime nga puna , ose rreth nëntë për qind të kompanisë./Indeksonline/