11:45 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Elon Musk thotë se ka shumë mundësi që ai të shpërngulet në planetin Mars

Elon Musk në të kaluarën ka folur për dëshirën e tij për të shkuar në Mars por tani po duket se ajo dëshirë po shndërrohet në realitet.

Në një intervistë të fundit për Axios në kuadër të serive të dokumentarëve HBO ai ka thënë se ka 70% mundësi që ai të shkoj në planetin Mars, transmeton Indeksonline.

Musk ka thënë se nëse shkon nuk do të kthehet më në tokë.

Elon Musk njihet si personi i parë që dërgoj një veturë në hapësirë./Indeksonline/