23:22 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Elon Musk mban fjalën, Starlink mbërrin në Ukrainë për të ofruar internet të sigurt

Elon Musk e mbajti fjalën e dhënë dhe tashmë Ukraina mund të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink. Ministri ukrainas i Transformimeve Digjitale, Mykhailo Albertovych publikoi të hënën mbrëma një foto të pajisjeve të nevojshme për të marrë sinjalin nga satelitët ndërsa falenderon themeluesin e Space X.

“Starlink ndodhen këtu. Faleminderit Elon Musk,” shkruan ai në një postim në Twitter.


Musk njoftoi të dielën se shërbimi satelitor i kompanisë Starlink ka zgjedhuar mbulimin në Ukrainë, duke i ofruar qeverisë një lidhje alternative të sigurt komunikimi ndërsa ushtria e Ukrainës vijon t’i rezistojë forcave pushtuese ruse.

Musk njoftoi zgjerimin e mbulimit pas një kërkese që i bëri Fedorov të shtunën.

Shërbimi i internetit i Starlink – i ofruar përmes një rrjeti kullash dhe një plejade satelitësh në orbita të ulëta – mund t’i ofrojë Ukrainës një avantazh sigurie ndaj infrastrukturës tradicionale të internetit me bazë tokësore.

Rrëzimi i satelitëve do të ishte një operacion i kushtueshëm për Rusinë. Për të kompletuar rrjetin, përdoruesit në Ukrainë duhet të importojnë “enët satelitore” Starlink për të marrë sinjale nga shërbimi, të cilat mesa duket kanë mbërritur tashmë.