Publikohet lista e kandidatëve qe kanë kaluar provimin e Jurisprudencës
Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjithsej 333 kandidatë kanë kaluar pjesën me shkrim të provimit, duke fituar të drejtën për t’iu nënshtruar fazës së radhës, provimit me gojë, shkruan IndeksOnline.
Pjesa me gojë e Provimit të Jurisprudencës do të mbahet gjatë datave 5, 6, 7, 8 dhe 9 korrik 2026.











