14:04 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Elon Musk nuk po tallej, Tesla do të shkoj në hapësirë [Foto]

Bosi i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, është mjaft kontravers dhe ndonjëherë din t’i ekzagjëroj gjërat.

Kjo është arsyeja pse ka pasur mjaft skepticizëm kur Musk postoi në Twitter se SpaceX Falcon Heavy do të lansohet në janar me modelin Tesla Roadster si ngarkesë në të.

Në atë kohë, Musk tha se makina do të shkoj në orbitën e Marsit dhe do të qëndronte “në hapësirë të thellë për miliarda vite nëse nuk do të shkatërrohej” .

Shumë njerëz mendonin se ishte thjesht shaka, por kjo po ndryshon sot, pasi Musk ka postuar në Instagram fotografi të Roadster-it të tij, e cila është gati. /IndeksOnline/