10:46 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Elon Musk thotë se Tesla do të braktisë këtë vend

Në një cicërimë në Twitter, Elon Musk njoftoi se do të “zhvendoste menjëherë” selinë e kompanisë së tij të famshme, Tesla dhe “programet e ardhshme” në Texas dhe Nevada, raporton Ars Technica.

Ndërsa Kalifornia ngriti kufizimet e saj për prodhuesit dhe bizneset, qarku i Alameda (ku ndodhet Tesla) thotë se fabrika prodhuese e kompanisë nuk i plotëson ende kërkesat e qarkut për rihapjen e sigurt.

Zyrtarët e Alameda u përgjigjën të premten me një qëndrim të fortë se urdhri i izolimit do të mbetet në fuqi për Tesla, dhe të gjitha operacionet e tjera “jo thelbësore” në këtë rrethinë, deri në 31 maj.