11:40 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Elton Deda: Tregu i sotëm muzikor nje “çorap i vërtetë”

Nën moderimin e moderatorëve Ardit Roshi dhe Inger Skura, “Këndo këngën time” mblodhi mbrëmë në ekranin e Vizon Plus të gjithë nostalgjikët për një tjetër “koncert muzikor”.

Mbrëmjen e kaluar ishte nata e Elton Dedës, ku 8 këngëtarët e rinj sollën një mini recital me këngët më të pëlqyera ndër vite të kantautorit të njohur.

Këngët aq shumë të dashura për publikun dhe që vazhdojnë të dëgjohen e të pëlqehen dhe sot si “Qyteti i vjetër”, “Jemi emri i vetë jetës”, apo “Na lini të jetojmë”, etj, na risollën edhe një herë shijen e një muzike të mirë.

Dhe meqë jemi këtu.

Në një rrëfim për karrierën e tij të gjatë artistike Elton Deda është ndalur edhe tek tregu muzikor në ditët e sotme. Ai shprehet i zhgënjyer me tregun muzikur pas viteve 2000, që sipas tij është bërë “një çorap i vërtetë”.

“Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë me shumë vonesë ndaj edhe kthesën -tha i madhi Jovan Bregu, e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot. Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “ Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra”- u shpreh ndër të tjera Deda.

Me të drejtë moderatori Ardit Roshi e pyet si shpjegohet që pëlqehen këto këngë.

“Sepse kjo gjë është një lëmsh i madh duke bërë fajtor të gjithë neve edhe ty, edhe unë, edhe media edhe tjetri që i ka dhënë, edhe injoranti të cilit i është hapur rrugë. Jemi fajtorë të gjithë dhe duhet të marrim përgjegjësi të gjithë për këtë mish- mashë që është bërë në muzikë. Do vijë që do rregullohet se në rast që ti shkatërron për një vit, ty të duhen të paktën 3-5 vite që të ndërtosh, nuk bëhet më kaq lehtë -ka përfunduar Eltoni.