16:09 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

Elton John do të performoj në Shtëpinë e Bardhë

Elton John do të performojë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

CNN raporton se superylli britanik do të këndojë në kopshtin e rezidencës zyrtare të presidentit amerikan, Joe Biden, transmeton Indeksonline.

Në këtë koncert, paratë e mbledhura do të ipen për bamirësi.

Koncerti organizohet në bashkëpunim me A&E Networks dhe The History Channel. Prandaj, shfaqja do të transmetohet edhe në TV.

Përveç Biden dhe gruas së tij Jill, në koncert do të marrin pjesë kryesisht mësues, infermierë dhe punonjës të shëndetit mendor.

Është hera e dytë që John performon në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1998, ai organizoi koncert edhe me presidentin e atëhershëm Bill Clinton./Indeksonline/