15:35 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Elvana dhe Albani nisin përgatitjet e natës së Vitit të Ri

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj do jenë zyrtarisht performuesit e natës së ndërrimit të viteve në koncertin e madh që do mbahet në Sheshin Skënderbej, në Shqipëri.

Mirela Koçollari, drejtoresha e përgjithshme e promocioneve në Bashkinë Tiranë, ka publikuar foton me dy artistët duke konfirmuar lajmin që dha para pak ditëve Erion Veliaj për koncertin me këta dy artistë.

Ministrja Manastirliu konfirmoi gjithashtu heqjen e orës policore për datën 31 dhjetor duke krijuar lirinë që koncerti të mbahet.