13:40 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata synon Eurovisionin, publikohet kënga pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së

Ka filluar publikimi i këngëve konkurrente në Festivalin e  RTSH-së.

Kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës e cila mban titullin “Me tana” dhe erdhi në versionin audio, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në festivalin e njohur Eurovision.

Përveç Elvana Gjata, emrat e tjetër që marrin pjesë janë: Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako.

Ndërsa gjatë ditës do të publikohen edhe këngët e tjera finaliste./Indeksonline/