16:06 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Elvis Kosova me GTR kampion i “Drag Race”

Elvis Kosova është kampion i “Drag Rasve” që u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Piloti nga Shqipëria me Nisan GTR arriti të triumfoj duke hyrë në Finish për 9.4 sekonda, shkruan Indeksonline.

Ai ishte kandidati i vetëm i “kategorisë së rëndë” në klasën nëntë.

Në klasën dhjetë, më i shpejti ishte Labinot Maliqi me Golf 2.

Kampioni i vitit të kaluar, Skender Potera nuk e kishte përformancën e mirë pasi këtë vit garoi me Audi TT RS dhe jo me S2. /IndeksOnline/