11:14 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Ëmbëlsohet Matoshi, ministrja i bën surprizën e ditëlindjes

Gazetari, publlicisti dhe aktualisht zëvëndësministri i Rinisë, Kulturës e Sportit, Halil Matoshi ka festuar ditëlindjen e 59-të. Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi i ka bërë surprizë në zyren e saj zëvëndësministrit Matoshi.

Me ëmbëlsira dhe pije freskuese, stafi i ministres dhe kabineti i Matoshit kanë ndarë ca momente festive.

“Një befasi e këndshme me një urim të ngrohtë për ditëlindjen time nga Ministresha Vlora Dumoshi dhe kabineti i saj, sëbashku me stafin tim, Ora Bajrami Polloshka e Veli Raqi, si dhe zëvendësministrat Engelbert Zefaj e Arber Grabovci me bashkëpunëtorë.
Falemnderit të gjithëve për kujdesin” shkruan Matoshi në Facebook për befasinë e bërë./Indeksonline/